Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Viktima të Digitalbit apo të vetes sonë?

2019/08/02 at 2:18 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Viktima të Digitalbit apo të vetes sonë?

Ermal Mulosmani- Dje paradite u bë publik një lajm sipas të cilit pronarët e Klan dhe Digitalb nuk e mbyllën pazarin për të vijuar transmetimet në platformën Digitalb për Televizionin Klan dhe Klan Plus.


Shumë nga abonentët pyesnin në komentet e portaleve çfarë do të ndodhë me abonimet e tyre në Digitalb. Ne jemi kaq qesharakë sa që pyesim portalet për vendimin që  ka marrë një i tretë ndaj nesh. E keni vënë re që emisioni më i shikuar i mëngjesit vazhdon të jetë Bashkim Hoxha me “Koha për tu zgjuar”? Ne nuk shkojmë tek Bashkia për hallet tona por te Bashkimi. Ne ankohemi aty për ikjet e dritave, vjedhjet e pronave, çmimin e ujit, pastrimin e plehrave, Digitalbin, ndarjen e gocës,urimin e momës, integrimin, komplotet ndërkombëtare, tërmetet etj etj. Bashkimi është dëgjuesi më i mirë në këtë vend. Ai nuk e mbyll telefonin asnjëherë, ai të dëgjon, bëhet pjesë e hallit tënd me gjeste miratimi. Telefonuesi kënaqet, Bashkimi po e po. Edhe audienca kënaqet. “E bëri mut në televizion”-thonë dhe fërkojnë duart. Ky është televizori i hallexhinjve. Ata jetojnë në botën e tyre.

Ndonjëri prej nesh, dikur,  edhe e çon bythën nga vendi kur kalojnë tre ditë në hall dhe shkon te OSSH-ja, OST-ja, SMT-ja, KMF-ja etj . Por kjo ndodh pasi ka bërë pesë statuse në FB dhe ka menduar se dikush do të shqetësohet për fatin e tij. Provon fatin te Bashkimi dhe në fund niset vetë, atje, tek institucioni përgjegjës për hallin…

Ndërkohë, Drejtorët përgjegjës për hallin e tyre janë në një botë paralele. Ata zgjohen vonë nga teprimi i natës së shkuar me alkool dhe gjëra të tjera dhe nuk e kapin zakonisht orarin e mëngjesit.

***********************

E kështu, edhe dje, komentuesit  kërkonin llogari portaleve se pse Digitalbi dhe Klani nuk gjetën akordin dhe kush do t’i rimbursojë paratë e tyre…

Mamaja ime më mori në telefon nga Anglia: “Unë sapo e bleva kartën njëvjeçare se në Angli veç Klanin shoh”- më hakërrehej në telefon. “Si të të ndihmoj” e pyeta për t’ia ulur pak vrullin. “Maskarenjtë” – vazhdoi ajo kur u kujtua që nuk është faji im.

Me kaq e mbylli…

Sapo ajo e mbylli telefonin unë e kuptova që Digitalbi ka të drejtë. Po po, ka të drejtë. Përderisa ne rrimë duke u ankuar me njëri tjetrin, duke shfryrë në FB e te Bashkimi, pse mos të veprojë kështu Digitalbi?

Se mos është hera e parë. Vite të shkuara Digitalbi mori një vendim të papritur. U tërhoq nga e drejta për të blerë Champions League pasi konkurenti kishte ofruar shumë para dhe nuk ia vlente. Njerëzit e kishin blerë paketën qysh në Qershor, për 12 muaj, me shpresën se do e shihnin CHL në Digitalb… Një njoftim i beftë na lajmëroi në Gusht se Tringu kishte ofruar shumë para dhe ua mori CHL. Na erdhi gjynah për Digitalbin dhe i mirëkuptuam. “Maskarenjtë” – thamë me vete për ata të Tringut që ua futën…

Gati sikur humbëm edhe ne na u duk…

Në fakt Digitalbi fitoi dhe ne humbëm. Digitalbi kurseu shumë para dhe nuk i ikën abonentët…Thanë që do ulin çmimin për Supersport-in por e bënë këtë në mënyrë krejt simbolike dhe vetëm për abonimet pas njoftimit.

Abonentët më besnikë, ata që kishin blerë abonimet vjetorë qysh në Mars, Prill, Maj apo deri në Korrik e hëngrën… Ata e kanë paguar shërbimin të plotë për një vit dhe nuk merret kush me ta. Ata mund të ankohen te Bashkimi ose në Facebook, janë të lirë…

Shumë abonentë sot merren me hamendjet se sa ka kërkuar Sandri kur në fakt duhet të mendojnë vetëm për paratë e veta. Unë kam paguar dy abonime vjetore për Digitalb. Sigurisht për të pasur edhe Klanin brenda. 50% e kohës televizive që shoh është në Klan. Atëherë, kush do më rimbursojë? Çfarë duhet të bënte Digitalbi për të qenë i ndershëm me klientët e vet?

Digitalbi duhet të lajmëronte një vit përpara që Klani nuk do jetë pjesë e platformës Digitalb. Në këtë rast, të gjithë abonentët janë të ndërgjegjshëm që kur blejnë shërbimin e dinë që nuk do e kanë Klanin brenda dhe e llogarisin vetë.

E keni parë sesi veprojnë kur marrin të drejta? Fjala vjen për Seria A. Gjashtë muaj përpara fillojnë reklamat, nga 30 herë në ditë me shprehje të fryra. Veshët e klientëve potencialë fryhen me broçkulla patetike qysh nga Janari “Prej 15 Gushtit, vetëm në ekranin e Digitalb”…. Pse nuk e bënë një fushatë të tillë digitalbistat edhe për ikjen e Klanit?

“Qysh prej 1 Gushtit Klan dhe Klan Plus nuk do të jenë pjesë e Digitalb”! Ta lexonin me emfazë Kaçi ose Shako dhe atëherë është faji ynë.

Po të drejtat e klientit kush i mbron në këtë vend?

Kush do ta hedhë në gjyq Digitalbin?

Apo do vazhdojmë te Bashkimi…



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
1928/ Kur Washingtoni njihte zyrtarisht mbretërinë shqiptare

1928/ Kur Washingtoni njihte zyrtarisht mbretërinë shqiptare

Foto/ Kush është 40-vjeçari që u ekzekutua në derën e shtëpisë

Vrasja, autorët i dhanë mesazh viktimës se nga kush i kishte plumbat

Thaçi shmang zgjedhjet, kërkon një emër për kryeministër të ri

Thaçi shmang zgjedhjet, kërkon një emër për kryeministër të ri
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}