Kryesore

Albin Kurti: Kosova po përgatitet për të aplikuar për anëtarësim në NATO dhe BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:46 - 29/05/22 |
Opi Nion

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i kësaj partie, njëherazi kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kurti gjatë fjalës së tij përmendi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke thënë se janë duke i bërë përgatitjet për aplikim edhe në NATO dhe BE.

“Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi ynë në KiE është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparoj më shumë në fushën e drejtësisë. Jemi duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Partneritetin e Paqes në kuadër të NATO-s, e do të aplikojmë edhe për anëtarësim në BE”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës u shpreh se një vit qeverisje ka qenë mjaft sfidues, duke përmendur pandeminë, krizën energjetike, agresionin rus në Ukrainë e shumë çështje tjera. Kurti ka shtuar se gjatë këtij viti krahas sfidave kanë shënuar progres edhe në disa fusha.

“Kemi shënuar rritje ekonomike, kemi bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sistemit të drejtësisë, kemi luftuar krimin e korrupsionin, kemi avancuar aleancat dhe kemi forcuar raportet me shtet mike. Kosova është bërë fanar i demokracisë në rajon”, ka thënë Kurti./ Opinion.al

Pas