Bota

Alarm për bombë në avion, piloti bën ulje emergjente në Pragë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:41 - 05/12/22 |
Opi Nion

Një nga avionët e kompanisë ajrore “Easy Jet” që po shkonte për në Mbretërinë e Bashkuar ka kryer ulje emergjente në Pragë pas një raporti për një “bombë të mundshme” në bord.

Avioni Airbus A320 kishte rreth një orë që ishte ngritur në fluturim kur u ul në aeroportin Václav Havel.

“U raportua për një bombë të mundshme në bordin e avionit. Të gjitha veprimet po kryen nga policia çeke për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe të gjithë trafikut ajror”, shkroi aeroporti në Twitter.

Policia çeke tha se ekspertët e saj të eksplozivëve ishin në vendngjarje dhe po hetonin pajisjen e raportuar.

Aeroporti i Pragës më vonë tha se në avion nuk u gjet asnjë objekt i rrezikshëm.

Pas