Një kordon policie është vendosur rreth një shtëpie në Newton Abbot, (Devon, Angli) dhe banesat përreth janë evakuuar, pas një alarmi për bombë.
Siç raportojnë mediat lokale, efektivët e policisë kanë gjetur një “objekt të dyshimtë”, por pa e specifikuar.
“Si masë paraprake, pronat në rrugën “Tudor” do të evakuohen, ndërsa hetimi do të vijojë”, tha një zyrtar i policisë lokale.