Policia ka rrethuar të gjithë zonën përreth Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas raportimeve paraprake nga mediat e huaja, një agjent i shërbimit sekret është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.
Priten informacione të tjera për të kuptuar shkaqet se çfarë ka ndodhur.