Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Al Jazeera për krizën politike, Soreca: Parlamenti e qeveria janë legjitim

2019/05/24 at 11:45 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Al Jazeera për krizën politike, Soreca: Parlamenti e qeveria janë legjitim

Në një magazinë të depozitimit të drogës së konfiskuar raftet mbushen gjithnjë e më shumë dita ditës. Sasia e lëndëve narkotike që policia ka konfiskuar është shumë e madhe, por diskursi politik mbi këtë çështje është akoma më i madh. Krimi i organizuar është një çështje që e ka ndarë palët në Shqipëri.

Protesta të dhunshme mbi manipulimin e votave kanë shkundur kryeqytetin e Shqipërisë, një vend i vogël në Ballkan që po përpiqet të integrohet në BE. Protestuesit kanë hedhur molotov, gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të institucioneve të qeverisë.

Protestuesit thonë se qeveria nuk po bën mjaftueshëm në luftën kundër krimit të organizuar, të cilin ata e akuzojnë si manipuluesin e zgjedhjeve të 2017 në favor të partisë në pushtet. Qeveria i ka mohuar këto akuza duke theksuar se zgjedhjet janë certifikuar nga komuniteti ndërkombëtar.

“Fatkeqësisht çdo gjë po polarizohet në Shqipëri. Fatmirësisht ne kemi fakte dhe shifra” thotë Elisa Spiropali për Al Jazeera.

“Lufta kundër trafikut të drogës është fakt dhe kjo qeveri ka patur rezultate që të qarta. Sipas Guardia Di Finanza zonat e mbjella me kanabis kanë qenë 323.5 hektarë në 2013, kur partia që është sot në opozitë ishte në pushtet. Krahasojeni këtë me 0.8 hektarë që rezultojnë të mbjella në 2018.”

Por opozita nuk bindet nga këto

“Problemi më i madh nuk është korruptimi i institucioneve , ky ka qenë gjithmonë problem” thotë Gazment Bardhi për Al Jazeera.

“Janë lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisë. Këto grupe kanë bërë marrëveshje me kryeministrin. Kjo na bëri që të largohemi nga parlamenti”

Bojkoti
Sipas Bardhit zgjedhjet e ardhshme nuk do të zhvillohen në një ‘atmosferë të qetë’.

“Nuk do të ketë zgjedhje sepse Edi Rama nuk mund të na garantojë zgjedhje ose një ditë votimi normale më 30 qershor” thotë ai.

Anëtarët e parlamentit të cilët hoqën dorë nga mandatet po zëvendësohen. “Kjo nuk është një zgjidhje për situatën, por parlamenti është legjitim dhe qeveria gjithashtu” thotë Luigi Soreca, ambasadori i BE në Shqipëri.

“Ne njohëm parimin kushtetues të së drejtës për tu mbledhur për të shprehur qëndrimet politike. Por në të njëjtën kohë ne kemi dënuar çdo formë dhune në protestat publike”

I pyetur për kërcënimet për dhunë, ambasadori i BE ishte i prerë. “Ne shpresojmë që zgjedhjet vendore të zhvillohen në një mënyrë normale, konform ligjeve. Siç ka ndodhur në të shkuarën, Bashkimi Europian do të marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve dhe kemi besim se autoritetet kompetente do të ndihmojnë në zbatimin e ligjit në rast se do të ketë individë që do të përpiqen ta thyejnë atë”, tha Soreca.

Opozita megjithatë nuk duket e bindur. “Ne jemi duke punuar me zyrat vendore të partisë për të krijuar struktura zgjedhore të cilat do të operojnë në çdo qendër votimi dhe do ta bëjnë të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve farsë,” tha Bardhi.

“Ne jemi të vendosur”
Në fund pluhuri gjithmonë qetësohet. Sipropali thotë se opozita ka marrë një rrugë të gabuar. “Të sulmosh institucionet shtetërore dhe policinë me molotov, bashkë me vendimin për të lënë parlamentin dhe të bësh kërcënime publike për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme është absurde. Kjo nuk është normale” tha ajo.

“Në 2017 ne i dhamë opozitës gjithçka që kërkuan dhe bëmë një marrëveshje politike. Zgjedhjet e 2017 u certifikuan nga OSBE dhe BE si të lira dhe të ndershme, por ata akoma vazhdojnë me kërcënime qesharake”

“Zgjedhjet do të zhvillohen në qershor. Ne jemi të vendosur të garantojmë zbatimin e ligjit dhe ti garantojmë shqiptarëve të drejtën kushtetuese për të votuar”
Në magazinat e drogës së sekuestruar, një oficer i policisë, duke i vënë drynin dhomës disa milionëshe shtoi: “Pluhuri i kësaj dhome më bën me dhimbje koke” tha ai. “Mos u shqetëso, në fund pluhuri gjithmonë qetësohet”/ Burimi: Al Jazeera

Etiketa: Al Jazeera

Ju sugjerojmë

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

29 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
-U tha në Opinion

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

29 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

29 Dhjetor, 2025 9:40 pm
Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së
Kryesore

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

29 Dhjetor, 2025 9:10 pm
“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra
Bota

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra

29 Dhjetor, 2025 8:58 pm
Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin
Bota

SHBA: Trump dhe Putin zhvilluan një tjetër bisedë telefonike

29 Dhjetor, 2025 8:01 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Berisha: E nisim vitin me protesta

29 Dhjetor, 2025 7:35 pm
Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp
Aktualitet

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

29 Dhjetor, 2025 5:25 pm
Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s
Bota

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

29 Dhjetor, 2025 4:35 pm
Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve
Sport

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve

29 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Para
Programi u mbyll zyrtarisht në vitin 2012 por SHBA-ja heton ende për UFO-t

Programi u mbyll zyrtarisht në vitin 2012 por SHBA-ja heton ende për UFO-t

Asnjë surprizë, Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave pa garë

Asnjë surprizë, Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave pa garë

Soreca i përgjigjet Metës për reformën në drejtësi

Soreca i përgjigjet Metës për reformën në drejtësi

TE FUNDIT

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
29 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë  detaje për dosjes së zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Lala tha se prokurori i...

Lexo më shumë

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
29 Dhjetor, 2025

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me hetimet ndaj dosjes së AKSHI-t si dhe ndaj Ergys...

Lexo më shumë

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
29 Dhjetor, 2025

Kuvendi i ka dhënë përgjigje zyrtare e deputetëve të Partisë Demokratike, pas kërkesës së tyre për caktimin e datës së...

Lexo më shumë

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së
29 Dhjetor, 2025

Një ditë pas zgjedhjeve që e shpallën fituese partinë e tij, kreu i Vetvendosjes Albin Kurti, ka reaguar në platformën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com