Kryesore

Soreca i përgjigjet Metës për reformën në drejtësi


               Publikuar në : 12:05 - 24/05/19 |
Al Do

Përplasje në distancë mes ambasadorit të Bashkimit Europian dhe Presidentit Meta në lidhje me reformën në drejtësi.

Diplomati europian ka thëne gjatë takimit prezantues të dokumentit metodologjik “Monitorimi i Integritetit Gjyqësor”, se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe po ecën para duke sjellë një sukses në zhvillimet në vend.

Në lidhje me mungesën e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Soreca tha se ndonëse dy gjykatat nuk funksionojnë, sot vendi ka më shumë institucione të reja se dje dhe nesër do të ketë më shumë.

“Të përdorim çdo mjet ligjor për të denoncuar akte të jashtëligjshme. Shumica e qytetarëve shqiptarë janë për reformën. Aspiratat nuk duhen zhgënjyer. Sot ne numërojmë më shumë institucione të reja se sa dje dhe nesër do numëroni më shumë. Sa i përket integritetit është arritur përparim i madh. Është një sukses. Reforma e pakthyeshme dhe po ecën përpara. KE pas disa ditësh do të prezantojë raportin e progresit, pra arritjet e Shqipërisë në tërësi. Do shikojmë dhe tranzicionin. Tranzicionet janë gjëra sfiduese që kërkojnë durim. Ne nuk duhet të harrojmë koston. Reforma në drejtësi dhe procesi i integrimit në BE është prioritet. BE do të vazhdojë mbështetjen për procesin e reformave dhe monitorimin e standardeve”, tha Soreca.

Disa ditë më parë Presidenti Meta shprehu shqetësimin e tij në lidhje me implementimin e reformës në drejtësi dhe kërkoi një monitorim të jashtëm për të kontrolluar mbarëvajtjen e saj. /Opinion.al

Pas