Aktualitet

Asnjë surprizë, Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave pa garë


               Publikuar në : 12:00 - 24/05/19 |
geliano fataj

Në zgjedhje pa garë, Skënder Gjinushi pas disa vitesh në politike dhe më një largim në minutat e fundit, ka marrë drejtimin e Akademisë së Shkencave.

Ishin 44 akademikë ata që kishin të drejtën e votës, në një proces të paprecedentë nëse do të ishim në një vend evropian, por jo në Shqipëri!

Artan Fuga ishte i vetmi akademik që nuk mori pjesë në votim, ndërsa 32 ishin të pranishëm fizikisht, 11 të tjerë dërguan votën e tyre me postë.

Skënder Gjinushi mori 35 vota pro dhe me 6 vota kundër, për të marrë drejtimin e Akademisë së Shkencave.

Emrat e kandidatëve për secilin vend ishin:

1-Skënder Gjinushi, në garë për kreun e Akademisë së Shkencave

2-Vasil Tole, kandidat për zv/kryetar të Akademisë

3-Salvador Bushati, kandidat për sekretar

4-Neki Frashëri, kandidat për kryetar seksioni të Shkencave të Natyrës.

Pjesë nga fjala e Gjinushit para votimit:
“Akademia e Shkencave nuk mund të luajë rolin e misionin e saj, pa vendosur kontakte ligjore komunikimi me Këshillin e Ministrave, Komisionin e Kuvendit dhe organet politikbërëse të shkencës në vend. Ligji i ri parashikon format e këtij bashkëpunimi, por duhet që këto të reflektohen edhe në ligjin e ri për shkencën e sidomos që, vetë kjo Asamble, Kryesia e re të imponohen, në bërjen e tyre efektive. Asambleja si organ këshillimor për politikat për shkencën dhe zbatimin e tyre duhet të dijë të këshillojë, por edhe të dëgjohet. Riorganizimi i administratës, rikonceptimi i saj, vendosja e një drejtuesi administrativ, do të realizojnë një ndarje më të qartë midis rolit të Kryesisë e të administratorit. Kryesia është së pari drejtuese e Asamblesë e jo e Administratës, përgjigjet kryesisht për realizimin e politikave dhe objektivave të përcaktuara nga Asambleja e jo për shpenzimet.

Përveç sa më sipër Akademisë së Shkencave i burojnë një sërë objektivash e detyrash të shprehura qartë në aktet e reformës përfshirë, platformat alternative, çka do të reflektohen tërësisht në Statutin dhe rregulloret e reja, si dhe në programet që do të miratojë kjo Asamble ndër vite, për shumë nga të cilat Akademia e Shkencave ka krijuar tashmë një traditë pozitive edhe në vitet e vështira, të gjitha këto nuk preferojmë t’i rendisim në këtë platformë, pasi detyrat e misioni ynë tashmë janë të qarta, çdo gjë varet nga aftësia e vullneti për t’i zbatuar e kjo është një çështje besimi reciprok. Kam besimin se së bashku me Ju, së bashku me prurjet e reja dhe me bashkëpunëtorët e jashtëm të rinj, që mundëson reforma, ne mund t’i realizojmë ato. Në qoftë se Ju keni të njëjtin besim, do të jetë një nder e përgjegjësi për Ne shprehja e këtij besimi me votën tuaj. “

Pas