Aktualitet

Akuzohet për shpërdorim detyre, SPAK heton kryetaren e Bashkisë Dimal


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 27/12/20 |
Doriana Çepunaj

Është kallëzuar penalisht kryetarja e Bashkisë Dimal, Juljana Mema. Sipas informacioneve, kallëzimi penal ndaj kryebashkiakes është regjistruar në 25 Nëntor 2020 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

Ajo është akuzuar nga Petrit Baho, banor në fshatin Poshnje për shpërdorim detyre, shkatërrim i pronës private, mashtrim dhe falsifikim. Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Berat, për shkak të moskompetencës e ka përcjellë kallzimin penal në SPAK.

Në kallëzim thuhet se: Shtetasi Petrit Baho,i datëlindjes 24.01.1960,lindur dhe banues në fshatin Poshnje,është pronar i pasurisë së paluajtshme me nr.455/12,e llojit “truall dhe godinë 2 KT”,me sipërfaqe 97.6 m2 dhe prona është e regjistruar në zonën kadastrale 3032 në Poshnje. Për këtë pronë,Petrit Baho është i pajisur edhe me çertifikatë pronësie. Në 25 Nëntor 2020,me një njoftim të firmosur nga kryebashkiakja Juljana Memaj për lirimin e hapësirave publike, pranë banesës së tij janë paraqitur disa persona si punonjës të bashkisë dhe pa asnjë dokumentacion ligjor kanë filluar të prishin disa prona aty pranë dhe më pas kanë filluar të prishin edhe objektin me dokumentacion të rrrgullt të shtetasit Petrit Baho. Pasi është njoftuar policia,e cila nuk ka ndërhyrë,shtetasi Petrit Baho i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për marrjes e masës së sigurimit të padisë. Pak ditë më vonë,mbi pronën e tij ka filluar punimet (që po vijojnë ende) qytetari Ramadan Baho,që pretendon se ka marrë leje nga bashkia”.

Sipas news 24, për këtë çështje, Petrit Baho ka kallëzuar penalisht jo vetëm kryebashkiaken Juljana Mema por edhe dy punonjësit e bashkisë Dimal, Agim Çunin dhe Pandi Pilon për shpërdorim detyre, shkatërrim i pronës private, mashtrim, falsifikim, kanosje dhe shpifje.

I akuzuar për ndërtim të paligjshëm, shkatërrim prone dhe falsifikim është edhe Ramadan Baho, i cili është favorizuar dhe lejuar nga bashkia Dimal të ndërtojë në pronën e Petrit Bahos./Opinion.al

 

 

 

 

Pas