Jenis Tulja 44 vjeç dhe Mirjan Guveli 45 vjeç, të cilët u arrestuan tre ditë më parë nga policia e Greqisë, dolën sot para Gjykatës në shtetin fqinj.
Dy shqiptarët u arrestuan më 27 janar, pasi akuzohen se janë përfshirë në vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Irakli Davella, ngjarje e ndodhur më 15 dhjetor 2024, ku mbeti i plagosur miku i viktimës, Edi Lolo.
Mësohet se sot gjatë gjyqit dy të akuzuarit për atentatin ndaj shqiptarit mohuan përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë.
Ata nuk pranuan të jepnin dëshmi të plota sot, pasi kërkuan që të njiheshin fillimisht me provat që rëndojnë ndaj tyre.