Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pasojat psikologjike të komunizmit në Shqipëri

2025/01/30 at 7:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pasojat psikologjike të komunizmit në Shqipëri

Një ditë më parë në Uashington u mbajt një diskutim mbi komunizmin në Shqipëri dhe pasojat psikologjike të tij, gjatë të cilit studiuesja Lindita Komani prezantoi gjetjet e një hulumtimi mbi ndikimin e diktaturës tek viktimat e komunizmit dhe fëmijët e tyre.


Në një bisedë me kolegun Burim Goxhuli, zonja Komani thotë se ka vërejtur prirje shqetësuese të ankthit tek kjo kategori e shoqërisë

Sipas një hulumtimi të studiueses Lindita Komani, rreth 22 për qind e fëmijëve të viktimave të komunizmit në Shqipëri vuajnë nga ankthi, një prirje shumë herë më e lartë krahasuar me grupet e tjera të popullsisë, ku kjo shifër është 3.8 për qind.

Nivel shqetësues ankthi, gati 40 për qind, vërehet edhe tek pasardhësit e viktimave të komunizmit që janë shpërngulur në Shtetet e Bashkuara, thotë autorja e studimit.

Sipas studimit, rreth 80 për qind e baballarëve dhe 70 për qind e nënave që janë viktima të komunizmit vuajnë nga trauma.

Këto të dhëna zonja Komani i prezantoi në një diskutim mbi komunizmin në Shqipëri dhe pasojat psikologjike të tij, të organizuar në mjediset e Muzeut të Fondacionit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Uashinton.

“Ankthi është vetëm një pjesë e problemeve psikologjike që ka ndeshur kjo popullsi, fëmijët e viktimave të komunizmit dhe para tyre viktimat e komunizmit, sepse probleme të tjera janë depresioni, një zemëratë shumë e madhe brenda për gjërat që akoma janë të pazgjidhura sot e kësaj dite, një distancim nga shoqëria e të tjera të ngjashme. Me sa kam studiuar, pjesa më e madhe e njerëzve që kanë qenë viktima të komunizmit dhe fëmijët e tyre janë larguar nga Shqipëria. Sepse kanë dashur që të mbyllin një kapitull të jetës së tyre dhe të fillojnë një jetë nga e para diku tjetër”, thotë zonja Komani për Zërin e Amerikës.

Për gati gjysmë shekulli të regjimit komunist, Shqipëria u përball me një nga diktaturat më të ashpra ku mijëra vetë u ekzekutuan dhe dhjetëra mijëra të tjerë u burgosën e internuan. Populli shqiptar ishte i izoluar nga pjesa tjetër e botës, plotësisht i varur dhe i nënshtruar nga partia dhe diktatori, me njerëzit që jetonin nën frikë të vazhdueshme.

Sipas studiueses Komani ndër pasojat e dukshme të shoqërisë janë mosbesimi tek njëri tjetri, dorëzimi para udhëheqësve të fuqishëm, frika për t’u shprehur dhe mungesa e vullnetit për ta përmirësuar gjendjen në vend.

“Mentaliteti i izolimit mendoj se mund të ketë mbetur tek brezat shumë të vjetër, që edhe pas rënies së komunizmit nuk kanë pasur mundësinë të lëvizin dhe të shohin botën përreth. Por brezat e rinj janë përballur me botën, shumë kanë qenë emigrantë. Kanë njohur se si është të jetosh në një realitet tjetër dhe nuk është se janë më të izoluar. Por ajo që ka mbetur është ideja e udhëheqësit të palëkundshëm, të pamposhtshëm e udhëheqësit që është i padiskutueshëm. Pra njerëzit vazhdojnë sot fatkeqësisht, të kërkojnë një figurë të fortë që të jetë aty gjithmonë dhe të kujdeset për t’i zgjidhur punët”, thotë zonja Komani.

Fondacioni i Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit është një organizatë e themeluar para 30 vitesh, ndërsa muzeu i saj në Uashington është hapur para tre vitesh.

Milda Mataçiunaite-Boyce, drejtore e Bursave dhe Bashkëpunimeve thotë se kjo organizatë ka dyert hapur për diskutime të tilla, sepse siç u shpreh ajo, vetëm kështu luftohet dezinformimi dhe propaganda nga vendet autoritare.

“Natyrisht historia mund të përsëritet. Kjo është ajo që ne po përpiqemi të shmangim. Një shprehje thotë se jemi një gjeneratë larg një regjimi potencial autoritar ose totalitar autokratik. Prandaj, duhet edukimi, diskutimet për këtë çështje, e vërteta, luftimi i dezinformimit dhe propagandës që vjen nga shumë vende autokratike si Rusia apo Kina komuniste”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Zonja Mataçiunaite-Boyce thotë se vendet si Shqipëria janë mjedise të brishta dhe terren më i përshtatsëm për përhapje të propagandës.

“Grupe të caktuara dhe grupmosha të caktuara të shoqërisë që kanë vuajtur trauma psikologjike, jo domosdoshmërisht e dinë ose janë në dijeni të përjetimeve të tyre traumatike. Ato grupe janë më të kërcënuara që të ndikohen nga propaganda dhe keqinformimi. Prandaj ne duhet të kujdesemi dhe të mbrojmë këta njerëz”, shton ajo.

Sipas studiueses Komani ka vetëm një rrugë për ta ndihmuar një shoqëri që ka përjetuar regjimin komunist.

“Pa u zgjidhur këto probleme të traumës së viktimave të komunizmit shoqëria shqiptare nuk do të fitojë asnjëherë kohezionin social, sepse nuk është kërkuar asnjëherë falje dhe ajo që duhet të ndodhë është kërkimi i faljes, fillimi i një procesi afrimi dhe me të vërtetë një ngjizje e re e shoqërisë shqiptare në mënyrë që të shohim nga e ardhmja”, thotë ajo.

Sipas të dhënave të Fondacionit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit më shumë se 100 milionë njerëz janë vrarë nga regjimet komuniste në botë, ndërsa mbi 1.5 miliardë njerëz vazhdojnë të jetojnë nën komunizëm sot./VOA



Ju sugjerojmë

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve
Sport

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve

17 Qershor, 2026 10:33 pm
Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

Trump: Marrëveshja me Iranin synon shmangien e një katastrofe ekonomike

17 Qershor, 2026 9:36 pm
Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
Bota

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

17 Qershor, 2026 8:17 pm
Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

17 Qershor, 2026 7:33 pm
Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së
Bota

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së

17 Qershor, 2026 7:25 pm
Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës
Politikë

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës

17 Qershor, 2026 5:25 pm
Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
Bota

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

17 Qershor, 2026 4:39 pm
Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
Kryesore

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama ironizon protestën

17 Qershor, 2026 3:42 pm
Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
Bota

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

17 Qershor, 2026 2:59 pm
Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit
Sport

Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit

17 Qershor, 2026 1:39 pm
Para
Papa letër ngushëllimi për Kryepeshkopin Anastas: Ndihmoi në rizbulimin e besimit pas vitesh ateizmi 

Papa letër ngushëllimi për Kryepeshkopin Anastas: Ndihmoi në rizbulimin e besimit pas vitesh ateizmi 

Hekurudha Tiranë-Durrës, Sula: Në çdo projekt keni rritur financimin për së dyti herë

Hekurudha Tiranë-Durrës, Sula: Në çdo projekt keni rritur financimin për së dyti herë

Rama dhe Mitsotakis takim pas ceremonisë për Anastasin: Jemi miq, çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog 

Rama dhe Mitsotakis takim pas ceremonisë për Anastasin: Jemi miq, çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog 
















TE FUNDIT

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve
17 Qershor, 2026

Një skandal i rëndë ka tronditur Kupën e Botës 2026. Sulmuesi 23-vjeçar i Bregut të Fildishtë, Elye Wahi, është arrestuar...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja me Iranin synon shmangien e një katastrofe ekonomike

Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
17 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një konference për shtyp në Francë, deklaroi se marrëveshja e pritshme me Iranin nuk është...

Lexo më shumë

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
17 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të hënën se kishte folur me udhëheqësin e Sirisë në lidhje me luftën kundër Hezbollahut...

Lexo më shumë

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
17 Qershor, 2026

Ka nisur nisur protesta para kryeministrisë. Grumbullimi nisi në orën 19:00, një orë më vonë sesa ditët e mëparshme, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}