Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat se ka përfituar tenderë publikë, vajza e Linda Ramës padit Sali Berishën për shpifje

2024/07/10 at 8:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat se ka përfituar tenderë publikë, vajza e Linda Ramës padit Sali Berishën për shpifje

Kryetari i PD , Sali Berisha prej disa kohësh ka akuzuar familjarë të kryeministrit Edi Rama se kanë përfituar tendera në mënyrë abuzive. Berisha ka patur akuza të forta edhe ndaj vajzës së bashkëshortes të kryeministrit Edi Rama, Rea Xhillari, për të cilën ka deklaruar se ka përfituar tendera nga qeveria.

Për këto akuza, Rea Xhillari ka kallëzuar në Gjykatën e Tiranës, kryedemokratin Sali Berisha dhe 6 deputetë të tjerë demokratë. Bëhet fjalë për Luan Baçin, Flamur Nokën, Tritan Shehun, Albana Vokshin, Edi Palokën dhe  Edmond Spahon.

Ata janë paditur për cenimin të personalitetit dhe reputacionit nga përhapja e thënieve të pavërteta me natyrë shpifëse.

“Detyrohem të vë në lëvizje gjykatën për të ushtruar kontrollin gjyqësor, mbi një shpifje të fabrikuar ka kohë ndaj meje që e ka fillesën në muajin gusht të vitit 2016, kur plot 8 vite më parë Sali Berisha më ka akuzuar se kam marrë pjesë dhe kam përfituar tendera publikë. Sipas individit për të cilin kërkoj kontroll gjyqësor, këta tendera i kam përfituar “nëpërmjet subjektit tregtar 51N4E”, që në fakt është një studio arkitekture me qendër në Bruksel. Përgjatë këtyre 8 viteve, Sali Berisha ka vijuar në mënyrë të herëpashershme të përgojojë në publik emrin tim, duke më asociuar arbitrarisht me aktivitete, individë dhe përfitime pa asnjë lidhje me mua”, shkruan Rea Xhillari.

Po ashtu në aktpadi Rea Xhillari shpjegon se përse e ndërmerr tani këtë hap duke i adresuar shpifjet në gjykatë.

“Në këto 8 vite, kam gjykuar që shpifjet publike ndaj meje, të konsumuara nga ana e përgojuesit tim në terrenin politik e publik, nuk meritojnë përfshirjen time. Kjo sepse së pari, nuk kam zgjedhur politikën si fushë të interesit tim dhe nuk jam jo vetëm faktor i drejtpërdrejtë, po as i tërthortë i debatit politik. Së dyti, sepse Sali Berisha është shpallur “shpifës” me vendim gjykate në shumë raste dhe më është dukur sikur durimi ishte më i arsyeshëm se sa denoncimi i një personazhi që shpifjen e ka natyrë të dytë. Së fundi, sepse ky personazh nuk ka pushuar së shënjestruari, godituri dhe përbalturi nënën time, Linda Ramën, nga momenti që ajo zgjodhi të ishte bashkëshorte e Edi Ramës. Linda, nëna ime, është shembulli im i qytetarisë dhe profesionalizmit, modeli i përkushtimit familjar dhe dinjitetit publik”, shkruan Rea Xhillari.

Shpifjet e 8 viteve ndaj meje, thotë Rea Xhillari, në datën 10 qershor 2024 avancuan, nëpërmjet një kërkese shkresore duke u transportuar nga hapësira e dalldisë politike, në institucionin ligjvënës të vendit tim.

Në kërkesën për interpelancë deputetët e opozitës e akuzonin Rea Xhillarin se kishte marrë pjesë dhe përfituar tendera publike, si bashkëpunëtore edhe nëpërmjet subjektit tregtar “I RI” sh.p.k., bashkëthemeluar nga shtetasi Gent Agolli dhe subjekti 51N4E.

“Ka përfituar 33 pagesa për kontrata publike në vlerën 1.9 miliard lekë. Ka marrë pjesë dhe përfituar tendera publikë, pa figuruar pronare e drejtpërdrejtë, por e lidhur me subjekte tregtare dhe si bashkëpunëtore e tyre, ka përfituar vlera të konsiderueshme monetare prej tyre”, thuhet në akuzat e PD.

Rea Xhillari i hedh poshtë këto akuza duke sqaruar: “Këto deklarime të rreme dhe tejet të rënda nga ana e të paditurve në drejtimin tim, janë një ndërhyrje kriminale në jetën time dhe i shërbejnë qëllimit të denigrimit pa asnjë provë të personit tim. Ato bëhen për të krijuar në publik imazhin e një personi përfitues nga afërsia familjare me kundërshtarin e tyre politik, përmes veprimtarish të cilat nëse do të ishin të vërteta, do të ishin objekt për organet e ndjekjes penale”, thekson Rea Xhillarit.

Për marrëdhënien me kompaninë 51N4E në Belgjikë, ajo jep këtë sqarim: “Për të kryer Praktikën time Mësimore (apo Stazhin), kam aplikuar në studion e projektimit 51N4E në Belgjikë. Aplikimit tim për t’u pranuar si studente praktikante për një periudhë 9-mujore, kjo studio i është përgjigjur pozitivisht në Shtator të vitit 2011. Nënvizoj se Edi Rama në atë moment nuk mbante asnjë funksion zyrtar, ndërsa unë isha thjesht një studente”, tha Rea Xhillari.

“Të paditurit solidarë të Kuvendit të Shqipërisë”, thekson Rea Xhillari, “në kërkesën e tyre për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, kanë sajuar një identikit timin pa kurrfarë lidhje me mua dhe kanë marrë përsipër të më caktojnë nëpërmjet shpifjes si partner profesional një individ plotësisht të panjohur për mua”.

Ajo e mbyll aktpadinë duke thënë se ajo “nuk ka asnjë armë tjetër për t’u mbrojtur nga pasojat e këtij perversiteti politik, social dhe ligjor, përveçse duke iu drejtuar drejtësisë”.

Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Hezbollahu ofron planin për paqe: Jemi gati të ndalim sulmet

Hezbollahu ofron planin për paqe: Jemi gati të ndalim sulmet

Angli-Holandë/ Barazohen shpejt shifrat në Dortmund, Kane nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë

Angli-Holandë/ Barazohen shpejt shifrat në Dortmund, Kane nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë

Anëtarët e NATO-s i premtojnë Ukrainës avionë luftarakë dhe ndihmë shtesë

Anëtarët e NATO-s i premtojnë Ukrainës avionë luftarakë dhe ndihmë shtesë

TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com