Politikë

Akuzat për familjet e prekura nga tërmeti,Veliaj: Spekulantë, kemi faturat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:04 - 25/09/20 |
el ida

Pasi Partia Demokratike publikoi disa video të qytetarëve të Tiranës, të cilët pretendonin që nuk ishin trajtuar nga Bashkia për dëmet që iu shkaktoi tërmeti tragjik i 26 Nëntorit, kryebashkiaku, Erion Veliaj ka reaguar sërish.

Duke i etiketuar si spekulantë, qytetari i parë i Tiranës u shpreh se  i gjithë procesi është transparent, duke respektuar gjithë procedurat ligjore dhe duke ruajtur dokumentacionin e plotë.

“Patjetër që ka edhe njerëz që janë spekulantë, që thonë nuk jam paguar, nuk jam ndihmuar. Ne i kemi ruajtur faturat të gjithëve, raportet, akt-konstatimet, të gjithëve. Edhe kur dikush shpif për punë 2 minutash ne e verifikojmë. Por ajo që dua të them që për çdo njeri që mundohet të bëjë spekulantin, janë 1000 të tjerë që janë mirënjohës dhe që kanë respektuar shtetin, ligjet, afatet, certifikatat, hipotekën. Kështu që 99 % e njerëzve, si ata që përfitojnë, si ata që ndihmojnë, që paguajnë taksa janë super të ndershëm dhe korrekt. Pastaj çdo spekulant sqarohet, i jepet fatura”, deklaroi Veliaj teksa inspektonte kantieret e rindërtimit në Lanabregas.

Po ashtu, Veliaj informoi se në të gjithë Tiranën janë 359 kantiere të hapura dhe se të hënën do të ketë edhe një mbledhje të Këshillit Bashkiak për të miratuar dhe listën me 250 shtëpitë e fundit individuale që do rindërtohen.

“Në Tiranë jemi 359 kantiere të hapura për shtëpitë. Pra, ose shumë afër fundit, ose në nivel karabinaje. Kemi prapë mbledhje të Këshillit Bashkiak të hënën dhe kemi 250-shen e fundit.”, tha Veliaj./Opinion.al

Pas