Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat ndaj Bashës/ Haradinaj: Janë skenarë të atyre përça e sundo

2020/11/21 at 7:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat ndaj Bashës/ Haradinaj: Janë skenarë të atyre përça e sundo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur këtë të shtunë rreth akuzave të kryeminstrit Edi Rama ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për fshehjen e kasetës së filmimeve gjatë kohës që punonte në UNMIK.


Në një intervistë në News 24, Haradinaj ka deklaruar se nuk është në djeni të ndonjë angazhimi kundër Kosovës të kreut të PD, Lulzim Basha, duke theksuar se është e papranueshme që ndoshta edhe për qëllime elektorale edhe po përçahen më shumë shqiptarët.

“T’ju them të drejtën nuk kam dijeni për ndonjë angazhim kundër Kosovës të z. Basha. Ka pas një tendencë me i paragjyku njerëzit që punojnë me ndërkombëtarë, mirëpo ka qenë edhe një kënaqësi realisht me pa edhe shqiptarë. Ne edhe të Kosovës p.sh, ja zv/kryeministri i parë i qeverisë tonë, z.Besnik Tahiri, kur e kam marrë si koleg në qeverinë e parë Haradinaj në 2005, ky ka punu për OSBE, por e kam marr për shkak të aftësive, të njohurive që ai ka, që tani jemi kolegë. Më vjen keq që po ngrihen debate të tilla, ndoshta edhe për qëllime elektorale edhe po përçahemi më shumë si shqiptarë, pa nevojë realisht edhe nuk i mendoj të dinjitetshme këto”u shpreh Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu ka theksuar se situatat që po ndodhin në vendin tonë janë të habitshme pasi ato vijnë në një kohë kur Kosova është në vështirësi.

“Të habitshme janë, nuk e di, jemi të hutuar edhe ne për çfarë po ndodh atje. Nuk na vjen mirë, kur Kosova është në vështirësi ju filloni atë debatet, përcarjet, sharjet. Nuk e kuptoj pse e bëni në këtë kohë. Në këtë kohë ju duhet të shtoni dashurinë për Kosovën” tha Haradinaj.

Haradinaj vijon deklaratën e tij duke thënë se akuzat ndaj kryedemokratit, Lulzim Basha, janë skenarë të cilët i ka cilësuar “përça e sundo”.

“Unë mendoj edhe këto janë skenarë të atyre përça e sundo. Përça e sundo është kjo, kushdo që e dëshiron t’i shohë shqiptarët të dobët, së pari do të shohë të dobët Tiranën zyrtare. Një Tiranë e dobët, i bën më të dobët shqiptarët kudo që janë. E kjo është një dobësim kaq i madh i Tiranës zyrtare, ose i nivelit të jetës atje, të debatit, nuk na ndihmon ne në këtë kohë, vetëm sa na dobëson me këto debate”  u shpreh Haradinaj.

Teksa është pyetur se nëse Kosova do e kishte sot kasetën e masakrës së Krushës a do ishte ajo një ndihmë për ish-drejtuesit e UÇK në Hagë, Haradinaj tha se të gjithë institucionet e Botës  kanë prova të mjaftueshme.

“Kanë kaseta sa të duash, të gjithë institucionet e Botës i kanë. Mos harroni, nuk ka mundësi dikush t’i fshehë Amerikës, Londrës, Berlinit, Romës, Parisit këto ngjarje. Këto ngjarje edhe sateliti i sheh edhe kjo ideja që kush ka një provë, e ka fsheh provën e kjo provë s’ka leju me dalë kjo e ajo në dritë janë pallavra që po i bën dikush vetëm me na dobsu të gjithëve më shumë. Për të bërë konfunzion të brendshëm, kjo është si me “ta hudh rrugën në oborr
“ si themi ne edhe nuk e kuptoj pse i ushqeni këto atje. Do një nivel kjo punë. Do një vetëdije ndryshe, nëse Kosova përballet me këto, në vend që Shqipëria zyrtarisht t’i kërkojë BE-së, ato që fola më herët, liberalizimin e vizave, njohjen nga pesëshja, statusin e kandidatit, me i kërku Amerikës rrugën drejt NATO-s për Kosovën, se atë Amerika na e jep. Ju “rriheni” mes jush, po shani njëri-tjetrin, e po kërkoni miq në Kosovë, me cilin të bëheni e me cilin të shani-tjetrin, kujt i ndihmojmë kështu e çfarë vetëdije është kjo? Kjo është gabim për besë, edhe unë nuk mendoj që është i paqëllimshëm, unë mendoj që ky është një ushqim i kuzhinave, kundër shqiptarëve’,
tha Haradinaj./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 16 tetor 2025

16 Tetor, 2025 7:47 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

16 Tetor, 2025 7:46 am
Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme
-U tha në Opinion

Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme

15 Tetor, 2025 10:58 pm
Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…
-U tha në Opinion

Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…

15 Tetor, 2025 10:52 pm
“Është në gjendje fantastike”, Buzhala viziton Thaçin në Hagë
-U tha në Opinion

“Është në gjendje fantastike”, Buzhala viziton Thaçin në Hagë

15 Tetor, 2025 10:39 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton marrëveshjen, Izraeli mund të vijojë me sulmet

15 Tetor, 2025 10:30 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Aktualitet

Grenell kritika Von der Leyen: Gjykata juaj ka mbajtur Thaçin për 5 vjet në qeli

15 Tetor, 2025 10:23 pm
Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…
Bota

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…

15 Tetor, 2025 9:02 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje

15 Tetor, 2025 7:28 pm
Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki
Kryesore

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki

15 Tetor, 2025 6:58 pm
Para
Bie zjarr brenda Piramidës në Tiranë, zjarrfikësit shuajnë flakët

Bie zjarr brenda Piramidës në Tiranë, zjarrfikësit shuajnë flakët

Mbyllje pas orës 22:00, e-Albania ‘jep’ leje për të pirë kafe në Bllok

Mbyllje pas orës 22:00, e-Albania 'jep' leje për të pirë kafe në Bllok

Zgjedhjet në LSI/ Caka: Pjesëmarrja 80.7%, mesazh kombëtar për 25 prillin

Zgjedhjet në LSI/ Caka: Pjesëmarrja 80.7%, mesazh kombëtar për 25 prillin
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 16 tetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
16 Tetor, 2025

Ditën e sotme  parashikohen reshje shiu. Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët,...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 12 prill 2025
16 Tetor, 2025

Dashi Ka rrezik që marrëdhënia në çift të jetë paksa delikate gjate kësaj dite. Do keni debate të forta në...

Lexo më shumë

Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme

Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme
15 Tetor, 2025

Gerta Zaimi, drejtuesja e Tvklan.al ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me marrëveshjen e paqes në Gaza. Zaimi shprehet...

Lexo më shumë

Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…

Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…
15 Tetor, 2025

Detaje të reja ka dhënë në emisionin “Opinion” gazetari Merin Maçi nga operacioni i arrestimit të Aldo Avdyli të shumëkërkuarit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com