Aktualitet

Mbyllje pas orës 22:00, e-Albania ‘jep’ leje për të pirë kafe në Bllok


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:05 - 21/11/20 |
Al Do

Për të pirë një kafe si kjo në bllok orës 22:00 të darkës nuk është aspak një mision i pamundur.

Habia është mëse e justifikuar pasi me vendosjen e karantinës nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit çdo lëvizje duhet të jetë vetëm për arsye të forta dhe emergjente.

Është kjo që rekomandohet edhe në portalin e-Albania! Po sa e vërtetë është që gjithkush mund të marrë leje për arsye nga më të ndryshmet?!

Në një provë të bërë në portal, gazetarja e TV Klan, kërkoi leje “për të pirë një kafe në Bllok”.

Leja u miratua nga e – Albania, kështu që edhe për një xhiro në bllok apo kudo tjetër askush nuk të ndalon dot.

Ndryshe nga vala e parë e Covid, ku nga e-Albania vështirë se mund të lëshohej ndonjë leje për të lëvizur, tani, edhe pse shifrat e të infektuarve rriten çdo ditë, në vend që lëvizjet të kontrolloheshin më tepër, portali të lejon të dalësh edhe “për qejf” apo për të takuar dikë./ tvklan.al

Pas