Kryesore

Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit, PD protestë në Shkodër


               Publikuar në : 20:35 - 14/08/19 |
Opi Nion

Pas akuzave ndaj Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike në Shkodër ka organizuar ditën e sotme një protestë kundër uzurpimit nga trafikantët e drogës.

Dhjetëra mbështetës të PD janë mbledhur përpara prefekturës, ngjitur me Bashkinë e qytetit, teksa në duar mbanin  pankarta me mbishkrimet “T’i kthejmë rinisë shpresën”, “Stop lidhjes Shtet-Banda”, “Stop blerjes së votës”.

PD shprehet se kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit është dënuar në Itali në vitin 2003 për trafik droge.

Pas akuzave të selisë blu, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar informacion nga pala italiane nëse ndaj Valdrin Pjetrit është dhënë ndonjë dënim nga drejtësia e vendit fqinj./ Opinion.al E.Xh.

Pas