Presidenti Meta ka publikuar edhe në gjuhën angleze spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
“Mbrojtja e Integritetit të Gjykatës Kushtetuese, detyrë mbi detyrat !,”-shkruan ai krahas videos.
Presidenti ka deklaruar se kreu i KED-së Ardian Dvorani, është përgjegjësi kryesor për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Poestimi i Metës
Të dashur miq,
Me kërkesën tuaj po e publikoj dhe në anglisht spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Mbrojtja e Integritetit të Gjykatës Kushtetuese, DETYRË MBI DETYRAT!./Opinion.al