InstaBIZ

Aktorja hollivudiane flet për jetën familjare: E bukur por edhe çmenduri


               Publikuar në : 16:26 - 13/09/19 |
xhu lia

Prej vitesh aktorja hollivudiane Eva Mendes prej vitesh është e martuar me aktorin e njohur Ryan Gosling dhe së bashku kanë dy vajza Esmeraldën dhe Amandën.

Kohët e fundit Mendez është shprehur gjatë një interviste sesi është jeta e tyre familjare duke patur parasysh angazhimet e të dyve dhe gjithashtu fëmijët e tyre.

“Është e bukur, argëtuese por edhe një çmenduri. Sigurisht, është e vështirë, por vjen ai momenti në ditë kur vjen fundi dhe i vendos në gjumë, unë dhe Ryan shohim njëri-tjetrin në sy dhe themi ‘Ja dolëm’,-ka thënë aktorja.

Gjithashtu ajo është shprehur mirënjohëse për faktin që ka mundësinë të shkoj në shtëpi te ta në fund të çdo dite.

Çifti ka rënë në dashuri në vitin 2011 dhe prej asaj kohe nuk janë shfaqur shumë në media për të folur rreth jetës së tyre personale./Opinion.al/

Pas