Aktualitet

Aktiviteti ekonomik në Shqipëri, Sejko: Pritet të stabilizohet për dy vjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:32 - 24/03/21 |
Opi Nion

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një deklaratë për mediat ditën e sotme duke folur për gjendjen ekonomike të vendit, ka deklaruar se aktiviteti ekonomik në Shqipëri pritet që të stabilizohet për dy vjet.

Sejko theksoi gjithashtu se parashikimet e Bankës së Shqipërisë janë se për dy vjet do kemi përmirësim të situatës, duke shtuar se situata varet edhe nga vijimësia e pandemisë.

“Aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet. Inflacioni ishte më i ulët nga se pritej. Ecuria u ndikua nga çmimet e ushqimeve. Aktiviteti ekonomik po shkon drejt përmirësimit. Politika fiskale do të mbetet simuluese. Rritja e kreditimit po stabilizon ekonominë. të ardhurat buxhetore kanë pësuar rënie të lehtë.

Kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. Nuk ka ndryshuar norma bazë për lekun. Turizmi është test sesi do të vijë rritja ekonomike. Pasiguritë janë të larta. Parashikimet ekonomike varen edhe nga pandemia. Politika jonë, për të promovuar monedhën kombëtare. Shtrëngimi i masave ndaj Covid ndikoi në punësim”, u shpreh Sejko./Opinion.al

Pas