Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktivitete argëtuese dhe edukuese, Green Coast ua dedikon fëmijëve fillimin e sezonit

2023/06/09 at 3:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aktivitete argëtuese dhe edukuese, Green Coast ua dedikon fëmijëve fillimin e sezonit

Festa e fëmijëve është përcjellë këtë vit me një atmosferë krejt unike për fëmijët e shkollave dhe kopshteve në bashkinë e Himarës.


Green Coast ka hapur dyert për të gjithë vogëlushët, duke ofruar ambientet e tij në një larmi aktivitetesh për t’i bërë më të bukura ditët e kushtuara tërësisht atyre.

Maskota me personazhet e preferuar, lojëra argëtuese, kërcime, face-painting dhe muzikë kanë qenë disa nga aktivitetet që bashkia e Himarës në bashkëpunim me resortin “Green Coast” kanë sjellë për fëmijët.

Satbere Hoxha, Drejtuese e Divizionit të Aseteve dhe Hospitality në Green Coast, tha se fëmijët janë në fokus të aktiviteteve sociale të Grupit BALFIN, duke kujtuar rëndësinë që ka kujdesi dhe përkushtimi ndaj tyre për një fëmijëri të lumtur.

Green Coast ka pasur përherë një vëmendje të shtuar ndaj fëmijëve, në projekte të ndryshme sociale duke ndihmuar në përmirësimin e ambienteve ku këta fëmijë mësojnë, me financimin në pajisje të ndryshme shkollore si dhe në ndërtimin e ambienteve argëtuese në kënde lojërash siç është ai i shkollës së fshatit Dhërmi. Edhe këndi i lojërave i ndërtuar vitin e kaluar në resort është bërë për të qenë edhe në funksion të të gjithë bashkisë Himarë, ku kushdo që dëshiron mund të kalojë kohë cilësore në të.

I pranishëm ishte edhe kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i cili vlerësoi aktivitetin, ndërsa shprehu rëndësinë e organizimit të sa më shumë veprimtarive të tilla për fëmijët në të ardhmen. Në fund të festës të gjithë fëmijët e pranishëm u shpërblyen me dhurata të ndryshme për t’ua bërë edhe më të bukur ditën e dedikuar atyre. Aktivitetet kushtuar fëmijëve kanë vijuar më tej, ku po në ambjentet e “Green Coast” është organizuar Krosi pranveror.

Fëmijët e klasave të ciklit 9-vjeçar të bashkisë së Himarës ju bashkuan entuziastë eventit, duke zgjedhur edhe më të mirët e garës në aktivitetin që synon edukimin me sportin. Në fund u shpërndanë tre çmime për djemtë dhe tre çmime për vajzat, të cilat fituan kompeticionin.

Fëmijët fitues u shpërblyen me nga një libër dhuratë dhe me medaljen përkatëse me logon e Green Coast, që ishte mikpritësi i gjithë aktiviteteve të organizuara përgjatë ditëve të para të qershorit.



Ju sugjerojmë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar
Kronikë

Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar

10 Korrik, 2026 1:18 pm
S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…
Rajoni

S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…

10 Korrik, 2026 1:15 pm
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Sport

Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen

10 Korrik, 2026 1:12 pm
Para
Gjendet i pajetë një person në Pogradec, policia jep detajet

U rrëzua aksidentalisht nga kati i dytë, e mitura transportohet drejt spitalit

BE e gatshme të organizojë takim me ekspertët për draft-statutin e Asociacionit

BE e gatshme të organizojë takim me ekspertët për draft-statutin e Asociacionit

Ulja e kriminalitetit dhe siguria gjatë sezonit turistik, Rrumbullaku mbledh vartësit

Ulja e kriminalitetit dhe siguria gjatë sezonit turistik, Rrumbullaku mbledh vartësit
















TE FUNDIT

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
10 Korrik, 2026

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte...

Lexo më shumë

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
10 Korrik, 2026

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka nisur një përpjekje për të koordinuar një përgjigje ndërkombëtare ndaj asaj që e...

Lexo më shumë

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po synon të vendosë kontroll mbi aktivitetin e qytetarëve në...

Lexo më shumë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
10 Korrik, 2026

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Mësohet se personat e arrestuar janë me rrezikshmëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}