Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akti i noteres që shkatërroi familjen/ Nëna nuk flet me të bijën: Më ka futur në dhe para kohe

2023/10/23 at 9:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Akti i noteres që shkatërroi familjen/ Nëna nuk flet me të bijën: Më ka futur në dhe para kohe

Një zonjë denoncon motrën e saj të madhe në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan, e cila, sipas saj bashkë me noteren Perian Bodinaku kanë përpiluar një deklaratë dhurimi të pavlefshme me të cilën motra mori gjysmën e shtëpisë së prindërve.


Historia ka nisur në vitin 2017, kur kryefamiljari Shehu ka bërë një deklaratë për ndarjen e pjesëve takuese të shtëpisë private prej 180 m2. Të moshuarit i dhanë nga 45 m2 tre fëmijëve dhe nga 22.5 m2 mbajtën secili prej prindërve.

Por në vitin 2001 me një tjetër deklaratë dhurimi, motra e madhe ka çuar nënën e saj te noterja Bodinaku, duke stisur letrat sikur nëna ia dhuron vajzës së madhe metrat e saj dhe të burrit. Noterja nuk ia ka lexuar përmbajtjen e aktit të moshuarës. Veç kësaj, në sipërfaqjen e dhuruar, noterja ka përfshirë edhe pjesën e bashkëshortit.

Denoncuesja: Unë kam një problematikë me noteren Perian Bodinaku. E kemi parë edhe në Tv që ka dalë, tek emisioni “Stop”. Problemi jonë është në vitin 2017, të dy prindërit e mi dhe të tre fëmijët, shkuam tek Perian Bodinaku dhe meqë prindërit janë edhe në moshë, na i ndanë nga 45 metra katrorë, janë 180 metra katrorë. Shtëpia ndodhet tek burgu “313”.

Gazetari: Është kjo kontratë noteriale, ku keni përpjestuar metra katrorët e shtëpisë, respektivisht jeni 3 fëmijë që ju bie nga?

Denoncuesja: Nga 45 metra katrorë dhe 2 prindërit e mi 45 metra të dy. Në 2021-shin, motra ime, merr mamin dhe e çon tek Perian Bodinaku. Motra ime me Perian Bodinakun janë mikesha dhe e merr mamin e i thotë “firmos këtu dhe ik tani”. Noterja nuk ia ka lexuar se mami nuk gënjen, nuk ia ka lexuar. Mami ka menduar se po i lë vetëm 22 metra, pjesën e vet dhe ajo është bërë pronare e 90 metra katrorë. Ka marrë dhe pjesën e babait. Babai im ka firmosur në vitin 2017, në vitin 2021 jo. Është bërë false komplet, as unë nuk e kam ditur. Motra ka gjysmën e kësaj shtëpie.

Gazetari: Pse i ka marrë këto 90 metra, pse i duhen?

Denoncuesja: Po presin për pallat. E gjithë loja është tek përfitimi i pallatit.

Gazetari: Ju keni hyrë në sherr me motrën?

Denoncuesja: Po, tani kemi hyrë në sherr dhe unë po e denoncoj motrën time. Është turp, por nuk kam çfarë të bëj sepse prindërit e mi ngelen rrugëve dhe kjo është e gjithë historia nga Perian Bodinaku dhe motra ime bashkë. Erdhi këtu dhe e thirra, i thashë, motër e dashur hajde të flasim siç është për t’u folur. E sqarova për të gjitha dokumentat dhe i thashë që “motër ke shkelur ligjin, na ke vjedhë letrat e shtëpisë, na ke ardhur dhe ke marrë origjinalin, të cilin e ke futur në hipotekë”. Na ka lënë vetëm fotokopjen me ngjyra. Kur shkova tek një notere tek e cila bëmë dokumentat na tha që “kjo është e fotokopjuar me ngjyra”. Mamit i ra të fikët, ra pa ndjenja në atë moment. Nuk kam çfarë të them… Nuk e di…Në momentin që unë e mora vesh, e çova mamin dhe i thashë që ta merte letrën atje dhe ta dinim se çfarë kishte firmosur. Ajo e gënjente mamin, hajde sot e hajde nesër. Në momentin që gënjente mamin, merr kunatin dhe motrën “çfarë do mami yt këtu”. Një ditë tjetër çova po prapë mamin, prapë të njëjtën gjë bëri, telefononte atë dhe mamin e përzinte. Herën e tretë kalova unë aty dhe i thashë “të lutem zonjë bëji gati dokumentat sepse do të vij që t’i marr nesër”. Më tha “nuk i kam bërë gati sepse kam pasur shumë punë”. Ika. Pastaj më merr nipi dhe më thotë “teze çfarë kërkon ti tek Peri?”. I thashë “dokumentat teze, ka firmosur nëna e ta di se çfarë ka firmosur”.

Gazetari: Perian Bodinaku çfarë thotë?

Denoncuesja: Këtë punë ka ajo. Komshijet e motrës që kanë shkuar, e kanë ditur dhe më thonin që “ki kujdes” se po të bën një pisllëk bashkë me Klodin”, por nuk e besoja sepse unë me motrën kemi ndarë çdo gjë. Unë ja kam rritur dhe 2 fëmijët. Tani kam hapur dhe gjyq sepse prindërit e mi tani përfundojnë rrugëve.

Gjithë kjo situatë ka shkaktuar krizë në familjen Shehu, e cila prej 7 muajsh nuk flet me vajzën e madhe. Ky konflikt tani është në gjykatë dhe familja në fjalë kërkon pavlefshmërinë e kontratës së dhurimit.

Nëna e denoncueses: Unë kam shkuar tek Perian Bodinaku me time bijë për të hedhur një firmë. 22 metra do i lija asaj, ndërsa pjesën tjetër bashkëshortit. Çfarë kanë bërë ata mbrapa, unë nuk e di.

Gazetari: Po a ta lexoi Perian Bodinaku këtë sepse është një kontratë dhurimi që unë po shoh që ti ja ke dhuruar?

Nëna: Ia kam dhuruar pas vdekjes.

Gazetari: Ju shkuat për të firmosur që 22.5 metra  katrorë do ia linit vajzës së madhe, Klodianës pas vdekjes, ndërkohë që në dokument na del që ju ia keni dhuruar direkt dhe ajo ka marrë edhe 22,5 metra katrorë të bashkëshortit tuaj.

Nëna: Prandaj po them që unë nuk ja kam dhënë dhurim. Unë ja kam dhënë pas vdekjes time.

Gazetari: Pse nuk e lexuat dokumentin?

Nëna: Nuk më pyeti dhe nuk më tha asgjë, vetëm firmose. Ky ishte gabimi im, ajo duhej lexuar, por unë nuk e lexova. Më pas unë ika nga andej.

Gazetari: Ky është bërë dhe problem që ju nuk flisni me vajzën e madhe?

Nëna: U bënë 7 muaj që unë nuk e kam parë me sy. Me këtë që më kanë bërë, unë nuk dua ta shoh fare. Më ka futur në dhe para kohe.

“Stop” ka bërë përballjen e kryefamiljares, motrës së vogël të familjes dhe noteres Perian Bodinaku për akt-dhurimin, që coi në grabitje prone dhe shkatërrimin e një familjeje.

Denoncuesja: Kjo kontrata e dhurimit, mami erdhi në 2021-shin për 22 m2 motrës. Pse motra është bërë pronare edhe për pjesën e babait, të prindërve të mi?

Noterja Perian Bodinaku: Tani a ke shkuar në gjyq ti për këtë punë…?

Denoncuesja: Po pse duhet ta marri motra? Mami ka ardhur për 22 m2, ia ka dhuruar. Ti as nuk ia ke lexuar mamit…C’janë këto gjëra që bëni tani?

Noterja Periam Bodinaku: Pse a e solla unë mamin tënd me zor?

Denoncuesja: Po e solli ajo. Me atë kam punë unë. Bashkëpunove ti me atë.

Noterja Periam Bodinaku: Po çfarë bashkëpunova unë me atë?

Denoncuesja: Po, ke bashkëpunuar.

Noterja Periam Bodinaku: Si bashkëpunova se erdhi firmosi mami jot?

Denoncuesja: Ti si notere duhet të ja lexosh.

Noterja Perian Bodinaku: Zemra ime, tani ik, dil përjashta mos e zgjat! Dil përjashta!

Denoncuesja: Mua mos më thuaj dil përjashta ti! Ki pak edukatë!

Etiketa: noterepasurishtepi


Ju sugjerojmë

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

17 Shtator, 2025 8:21 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

17 Shtator, 2025 7:56 am
Shkarkimi i Veliajt, Manjani: Zgjedhjet në Tiranë varen edhe nga vullneti i tij
-U tha në Opinion

Shkarkimi i Veliajt, Manjani: Zgjedhjet në Tiranë varen edhe nga vullneti i tij

16 Shtator, 2025 11:39 pm
Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?
-U tha në Opinion

Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?

16 Shtator, 2025 11:07 pm
Eklipsi, prezantohet në Opinion “motra” e ministres virtuale, Diella
-U tha në Opinion

Eklipsi, prezantohet në Opinion “motra” e ministres virtuale, Diella

16 Shtator, 2025 10:59 pm
Aktorja e njohur është imazhi real i Diellës, Anila Bisha: Jam paguar vetëm për…
-U tha në Opinion

Aktorja e njohur është imazhi real i Diellës, Anila Bisha: Jam paguar vetëm për…

16 Shtator, 2025 10:46 pm
Ministrja virtuale, juristi: Diella nuk duhej të dekretohej, nuk ka status juridik
-U tha në Opinion

Ministrja virtuale, juristi: Diella nuk duhej të dekretohej, nuk ka status juridik

16 Shtator, 2025 10:31 pm
Donald Trump drejt Britanisë së Madhe, pritet me protesta: Nuk je i mirëpritur
Bota

Donald Trump drejt Britanisë së Madhe, pritet me protesta: Nuk je i mirëpritur

16 Shtator, 2025 10:06 pm
Gaza/ Mijëra palestinezë kërkojnë arratisjen, tanqet izraelite mbushin rrugët
Bota

Gaza/ Mijëra palestinezë kërkojnë arratisjen, tanqet izraelite mbushin rrugët

16 Shtator, 2025 9:51 pm
Prokuroria kërkon dënim me vdekje për vrasësin e Charlie Kirk
Bota

Prokuroria kërkon dënim me vdekje për vrasësin e Charlie Kirk

16 Shtator, 2025 9:32 pm
Para
Gaza, 57 mjekë kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite

Gaza, 57 mjekë kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite

Sulmet e Hamasit, Macron do të vizitojë Izraelin

Sulmet e Hamasit, Macron do të vizitojë Izraelin

Balluku: Riorganizim të thellë të sektorit minerar

Balluku: Riorganizim të thellë të sektorit minerar
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
17 Shtator, 2025

Territori i vendit gjatë ditë së sotme do të përfshihet nga një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, me reshje...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 1 shtator 2023
17 Shtator, 2025

Dashi  Me partnerin do kuptoheni me se miri gjatë kësaj dite. Te dy do jeni edhe me tolerantë dhe te...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Manjani: Zgjedhjet në Tiranë varen edhe nga vullneti i tij

Shkarkimi i Veliajt, Manjani: Zgjedhjet në Tiranë varen edhe nga vullneti i tij
16 Shtator, 2025

Mazhorana ka nisur lëvizjet për shkarkimin e krebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, u cili ndodhet në burg që prej muajit...

Lexo më shumë

Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?

Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?
16 Shtator, 2025

Diskutimi në emisionin “Opinion” mbrëmjen e kësaj të marte është fokusuar te Diella, ministrja që do të funksionojë nëpërmjet Inteligjencës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com