Mëngjesin e sotëm SPAK ka lëshuar 11 udhër-arreste lidhur me aferën e Inceneratorëve, mes të cilëve 5 persona deri më tani janë arrestuar nga Policia.
Mësohet se një nga të arrestuarit është biznesmeni Arben Dervishaj.
Arben Dervishaj, zv.presidenti i FSHF, dyshohet se ka përfituar mbi 740 mijë dollarë për konsulencën e dhënë për inceneratorët.
Sakaq, 6 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, prej të cilëve 5 konfirmohen se ndodhen jashtë territorit shqiptar.
Operacioni po zhvillohet nga nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Operacionalja dhe është në vijim e sipër.