Aktualitet

Porti i Durrësit/Balluku: Jemi këtu pa frikë. Akuzat për afera, çështje politike të ditës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:11 - 16/11/22 |
Opi Nion

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka raportuar në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese në lidhje me projektin e portit të Durrësit.

Gjatë fjalës saj, Balluku i cilësoi akuzat e opozitës, që e cilësojnë këtë projekt si aferë si çështje të politikës të ditës.

Sipas Ballukut, ky investim është një arritje e të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm e qeverisë.

 “Këto historitë me afera e kuptoj  që janë çështje politike të ditës pasi nuk duhet të jetë e këndshme për një opozitë, aq më tepër një opozitë e cila nuk gjen asgjë të mirë në vendin e saj që sot të durojë një investim prej 2 miliardë eurosh që fatkeqësisht e konsiderojnë si një arritje e qeverisë shqiptare. Unë do të thoja që konsiderojeni si një arritje të të gjithëve ne. Shikojeni nga ky këndvështrim. Shikojeni nga këndvështrimi që kjo është një arritje e shqiptarëve. Nuk është një arritje vetëm e qeverisë shqiptare. Kjo është një arritje e shqiptarëve pasi edhe fakti që Durrësi është një vend që gëzon të gjitha bujaritë e Zotit, diellin, detin, rërën. Shikojeni këtë si një kontribut të të gjithëve ne për Shqipërinë. Mos e merrni me shprehje të tmerrshme të aferave korruptive. Nëse aferat korruptive do kishin qenë të tilla duhet të kishit qenë shumë të lumtur sepse nuk ka afera korruptive me negociata 12-mujore, nuk ka afera korruptive me çdo hap të regjistruar, të shkruar, të firmosur, të arkivuar. Nuk ka volum shkresor në asnjë projekt tjetër më të madh e ky. Nuk ka angazhim njerëzor në asnjë projekt tjetër më të madh se ky. Nuk është angazhim politik, por profesional dhe teknik. Fakti që jemi të gjithë përpara këtu siç na shikoni pa pasur frikë e pa u fshehur, dhe me krenarinë më të madhe që t’ju them të vërtetën, jo frikë e fshehje, por me krenarinë më të madhe për punën që kemi bërë se kemi punuar ditë e natë. Dhe këto burra, këto gra që shikoni këtu, që i morët dje dhe i bëtë lecka dhe nuk i latë llaf pa thënë, kanë bërë një gjë që do të shërbejë si shkollë sa i përket negociatave komerciale në Republikën e Shqipërisë në të ardhmen”, tha Balluku.

Pas