-U tha në Opinion

Aksioni i OFL-së, Baton Haxhiu: Do të tingëlloja si Alketa Vejsiu sikur…


               Publikuar në : 23:00 - 12/02/20 |
Geljano Fataj

Do të tingëlloja si Alketa Vejsiu sikur ti kthehesha në prapavijë të problemit që ka patur Shqipëria me funksionalitetin e individit dhe defuksionalitetin e shtetit pas ose me ardhjen…pas diktaturës ose me ardhjen e demokracisë, ku individi në Shqipëri ishte i fortë dhe shteti i dobët dhe ky individ ishte i fortë në mungesë të shtetit…shihet edhe në rrëfimet e dy gazetarëve në studion e Opinionit”.

Ishte kjo deklarata e gazetarit Baton Haxhiu në emisionin Opinion, ku u pyet për aksionin e nisur nga OFL. Sipas tij këto 30 vite shteti shqiptar e ka patur të pamundur të funksionojë normalisht dhe të godasë individët e fortë.

Shqipëria, pas diktaturës nuk është ndërtuar mbi sigurinë publike por mbi operacion individuale. Ky subjekt individual ka qenë kultura për ndërtimin e shtetit”, theksoi ai.

Ky krim me kaq përmasa nuk mund të jetë, jetëshkurtër, ai ka një bazë mbi 30 vjeçare”, tha më tej gazetari.

Sipas tij dy janë rrugët për të luftuar krimin në Shqipëri. E para që të futet në lojë ushtria, por kjo lëvizje do të sillte reagimin e BE-së duke thënë se po shkelen të drejtat e njeriut.

Ndaj Baton Haxhiu si rrugë të dytë përmend krijimin e OFL-së. “Është një strukturë e re, me djem të rinj që është ndërtuar vetëm për këtë ditë”./ Opinion.al

Pas