-U tha në Opinion

Lala lexon dosjen e prokurorisë, në emision ndërhyn familjari i Prengës


               Publikuar në : 23:28 - 12/02/20 |
Geljano Fataj

Emisioni Opinion ka trajtuar këtë të mërkurë zhvillimet e reja për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga.  Gazetarja Klodiana Lala bëri publike të tjera detaje rreth rrëmbimit dhe vrasjes Prengës dhe tha se nëse nuk gjendet trupi i pajetë do të jetë shumë e vështirë që autorët e dyshuar të ngjarjes të akuzohen për vrasje.

Ajo u shpreh se dosja tashmë i ka kaluar SPAK-ut, ndërsa vuri theksin tek agresiviteti i grupeve kriminale.  Gjithashtu gazetarja tregoi edhe dosjen e prokurorisë për këtë ngjarje, ndërsa ka sjellë edhe reagimin e njërit prej familjarëve të Jan Prengës.

LEXO EDHE-Rrëmbimi i Jan Prengës, Klodiana Lala: Ka 27 minuta video

Angjelin Prenga, u prezantua gjatë lidhjes telefonike në emisionin Opinion si djali i xhaxhait të viktimës.  Ai tha se gazetarja nuk kishte prokurë të flasë në emër të familjes Prenga, ndonëse gazetarja Lala lexoi vetëm dokumentin e organit të akuzës, një pjesë të të cilit e bëri publike edhe me foto.

*** 

Angjelin Prenga: Dëgjova zonjën Klodiana Lala që ka përmendur dy herë familjen Prenga, në dijeninë time nuk e ka as tagrin as nuk ka ndonjë prokurë të flasë në emër të familjes Prenga

Blendi Fevziu: Klodiana Lala foli në emër të dosjes së hetimit dhe citoi dosjen

Angjelin Prenga: Foli disa herë në emër të familjes Prenga se familja Prenga ka fajësuar këtë, familja Prenga ka fajësuar atë…

Blendi Fevziu: Angjelin, Klodi po të lexon dosjen hetimore, besoj keni dijeni

Angjelin Prenga: Jo nuk kemi dijeni

Blendi Fevziu: Atëherë dëgjoje s po ta lexon

Klodiana Lala: Zotëri unë dua të kuptoj se ccfarë aspekti e kishit kundërshtimin me çfarë unë deklarova?

Prenga: Kisha kundërshtimin se fole disa herë në emër të familjes Prenga.

Klodiana Lala: Aspak ju referova dosjes hetimore të policisë të shtetit dhe Prokurorisë që k të bëjë pikërisht me të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit të pengmarrjes, torturimit dhe më fal nëse e them në këtë formë vrasjes së Jan Prengës…/ Opinion.al

Pas