Aktualitet

Aksidentoi rëndë 24-vjeçaren,arrestohet djali i ish-drejtuesit të policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:05 - 11/06/21 |
Opi Nion

19-vjeçari Jehon Breçani, është arrestuar pas aksidentit të rëndë të shkaktuar pasditen e djeshme në Tiranë, ku përplasi me mjetin e tij tip “Benz” një 24-vjeçare.

23-vjeçarja Xhesina Gega ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, i arrestuari Jehon Breçani është djali i ish-drejtorit të Policisë, Erzen Breçanit.

“J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;”, njofton policia.

Përplasja ka qenë e fortë, çka bëri që e reja të pësojë dëmtime të rënda në gjymtyrë./Opinion.al

Pas