Kronikë

Aksidentoi për vdekje të riun dhe u largua, arrestohet 68-vjeçari


               Publikuar në : 13:14 - 24/08/19 |
xhu lia

Ka rënë në prangat e policisë drejtuesi i  mjetit “Benz” , i cili mëngjesin e sotëm aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin me iniciale F.T me motorçikletë.

68-vjeçari me iniciale K.Z ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit duke lënë makinën afër një kanali në aksin Levan-Tepelenë.

Pas kërkimeve policia e Fierit bëri të mundur ndalimin dhe arrestimin  e tij./Opinion.al/

Pas