Aktualitet

Aksidenton rëndë 47-vjeçaren, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja


               Publikuar në : 14:13 - 24/08/19 |
xhu lia

Një tjetër aksident është shënuar ditën e sotme në vendin e quajtur “Patos fshat”.

Një automjet tip “Audi” ka përplasur 47-vjeçaren me iniciale A.M, banuese në Cakran.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar në vendngjarja, ndërkohë që gruaja është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Fierit.

Policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “Patos fshat”, një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M, 47 vjeçe, banuese në Cakran dhe është larguar nga vendngjarja.

47-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Pas