Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin rrugor Vlorë-Llakatund.
Një 43-vjeçare, banuese në Florida, SHBA duke drejtuar automjetin e saj, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. H., 71 vjeç. Si pasojë e përplasjes i moshuari ka ndëerruar jetë.
Policia ka vënë në pranga 43-vjeçaren.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: A. G., 43 vjeçe, banues në Florida, SHBA, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. H., 71 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë”, thuhej në një njoftim të policisë.