Kronikë

Aksidentohet motomjeti i drejtuar nga 12-vjeçari, në gjendje të rëndë i mituri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:02 - 20/11/21 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugët e vendit . Dy motomjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i njërit prej tyre, konkretisht i mituri me inicialet A.B. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol.

“Rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, janë përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi A.B.,27 vjeç dhe nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B.
Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas