Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin më 28 dhjetor, ku përplasi dy gra, njëra prej të cilave humbi jetën në spital.
Mësohet se në pranga ka rënë një 34-vjeçar nga Roskoveci, i cili në momentin e aksidentit ishte në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”./ Opinion.al