Kronikë

Aksidenti me 5 viktima, arrestohet shoferja, dëshmia e 2 pasagjereve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:38 - 27/08/21 |
Opi Nion

22-vjeçarja që i preu rrugën furgonit me pasagjerë në Qaf Muzinë është arrestuar nga policia. Rexhina Çelhaka është vënë në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë dy pasagjerët italiane, të cilat ishin në makinën ‘Range Rover’ që u përplas me furgonin e linjës Sarandë-Tiranë kanë dëshmuar lidhur me ngjarjen e rëndë, ku pesë persona humbën jetën.

“Furgoni e mori kthesën gjerë dhe shoqja jonë (drejtuesja e ‘Range Rover’ frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia”, kanë rrëfyer dy pasagjeret Anna Cascavilla, 23 vjeçe, dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe.

Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Qafën e Muzinës në Gjirokastër. Ndërsa gjatë natës është dhënë urdhri i ndalimit për shoferen e fuoristradës. Ende nuk ka dalë shkaku i aksidentit dhe hetimet vazhdojnë.

Nga aksidenti humbën jetën Olesander dhe Tetiana Fediaieva, 53 dhe 48 vjeç, nga Ukraina, Bardhi Proda (shoferi) dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari. Fatmirësisht nga furgoni, i cili përfundoi ne humnere doli e gjalle Gerta Kaberdini, 25 vjeçe./Opinion.al

Pas