Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti fatal i Laprakës, viktima doli nga xhami pasi nuk kishte rrip sigurimi

2017/01/08 at 10:16 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidenti fatal i Laprakës, viktima doli nga xhami pasi nuk kishte rrip sigurimi

Gjykata e kryeqytetit lë në burg pa afat autorin e aksidentit të rëndë që ndodhi tri ditë më parë, në zonën e Laprakës në Tiranë, me pasojë vdekjen e një vajze 28­vjeçare dhe plagosjen e dy personave të tjerë.


Seanca për shtetasin Ervin Bixhi, 26 vjeç, i arrestuar për aksidentin e rëndë mesnatën e 4 janarit, është zhvilluar dje në Spitalin Ushtarak. Gjyqi është mbajtur në spital, ku shkuan gjyqtari, bashkë me përfaqësuesin e Prokurorisë dhe avokatin, pasi i dyshuari për krimin është në gjendje të plagosur. Sipas vendimit të dhënë dje nga Gjykata, është pranuar kërkesa e Prokurorisë për mbajtjen në arrest me burg të 26­vjeçarit Ervin Bixhi, deri në përfundim të hetimit, shkruan Panorama

Vendimi u dha këtë të shtunë në spitalin e traumës, ku autori i aksidentit po mbahet i shtruar dhe nën mjekime, pas aksidentit të rëndë, ku mbeti edhe vetë i plagosur. Sipas Policisë dhe Prokurorisë, shtetasi Ervin Bixhi, 26 vjeç, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Policia ka deklaruar se ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur, mbi normën e shpejtësisë dhe nuk respektoi semaforin në Laprakë, mëngjesin e 5 janarit, kur u përplas me makinën e një efektivi të Policisë, shkruan Panorama. Ervin Bixhi udhëtonte me një makinë “Xhip”, kur u përplas me makinën e drejtuar nga oficeri i Policisë, Gjergj Koliqi. Si pasojë e aksidentit të rëndë, mbeti e vdekur shtetasja Xhenis Trebeshina, 28 vjeçe, si dhe u plagos pasagjerja tjetër në makinën e autorit, shtetasja Flavia Furriku, 26 vjeçe. Nga përplasja e fortë mes makinave, mbeti i plagosur edhe efektivi i Policisë, shtetasi Gjergji Koliqi. Prokuroria ka thënë dje para gjykatës se policia ka dyshime mbi përdorimin e alkoolit dhe shkeljen e semaforit nga i ndaluari, ndërsa theksoi se është në pritje të ekspertizave përkatëse. Nga ana tjetër, si provë është paraqitur videoja e aksidentit, e cila ka fiksuar momentin e përplasjes mes dy makinave dhe çastin kur viktima Xhenis Trebeshina del nga xhami i përparmë i makinës së Ervin Bixhit, pasi siç dyshohet, nuk ishte e fiksuar me rrip sigurimi. Nga hetimi i kryer deri tani nga ekspertët e Policisë, është vënë re se efektivi i Policisë, Gjergj Koliqi, ka qenë duke u kthyer në të majtë me mjetin e tij, në drejtim të Spitalit të Traumës, në kryqëzimin e Laprakës

Pikërisht në momentin që polici ka nisur të futej në kryqëzim për t’u kthyer, ka ardhur makina e Ervin Bixhit, e cila ka qenë me shpejtësi të lartë dhe ka shkelur semaforin, duke marrë përpara automjetin ku ndodhej efektivi i Policisë. Përplasja i shkaktoi vdekjen e menjëhershme 28­ vjeçares Trebeshina, ndërsa tre personat e tjerë mbetën të plagosur. / Panorama.al



Ju sugjerojmë

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Para
Historia/ Kur Real Madrid kutërbonte era alkool, 10 vite nga sulmi i Presidentit Calderon

Historia/ Kur Real Madrid kutërbonte era alkool, 10 vite nga sulmi i Presidentit Calderon

FotoGaleri/ Ja Vipat që e treguan në publik gjatë vitit që lamë pas

FotoGaleri/ Ja Vipat që e treguan në publik gjatë vitit që lamë pas

Renditja/ Ja 10 shtetet më paqësore në botë dhe pse janë zgjedhur të tillë

Renditja/ Ja 10 shtetet më paqësore në botë dhe pse janë zgjedhur të tillë
















TE FUNDIT

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
15 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-Be, e cila u mbajt të martën në Bruksel....

Lexo më shumë

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
15 Korrik, 2026

Donald Trump ka thënë se sulmet ndaj Iranit “do të vazhdojnë derisa unë të them se është mjaft”.  Në një...

Lexo më shumë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}