Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ Kur Real Madrid kutërbonte era alkool, 10 vite nga sulmi i Presidentit Calderon

2017/01/08 at 10:34 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia/ Kur Real Madrid kutërbonte era alkool, 10 vite nga sulmi i Presidentit Calderon

Plot 10 vite më parë shpërtheu hapur jo vetëm në dhomat e zhveshjes e zyrat e Real Madrid, por edhe mediatikisht kriza te galaktikët e Real Madrid. Një krizë që më shumë se për rezultatet sportive u bë e bujshme për sulmin e ndërsjelltë të presidentit të asaj kohe Ramon Calderon e Predrag Mijatovic në detyrën e drejtorit sportiv në adresë të disa prej futbollistëve të ekipit galaktik, pa kursyer dyshen braziliane, fenomenin Ronaldo e Robinho, Guti, madje edhe Beckham, e më pas përgjigja dhe reagimi i tyre ndaj drejtuesve të ekipit mbretëror, ndërkohë që ish-trajneri, Fabio Capello, preferoi të bënte sehir, duke mos u përfshirë në atë shfaqje të shëmtuar.


rea2
Kriza e Real Madrid të epokës së Fabio Capello, vijon të bëjë për të diskutuar, ndonëse në distancë prej 10 vitesh nga periudha kur ndodhi praktikisht. Ishte pikërisht fillim viti 2007 dhe formacioni i Los Blancos nuk bindte as në fushë dhe as jashtë saj, aq sa zërat mbi atë që vërtetë ndodhte në dhomat e zhveshjes sugjestionoheshin në mënyrë të vazhdueshme. Dhe më e çuditshmja, askush kurrë nuk mori iniciativë për t’i përgënjeshtruar ato, përkundrazi. Akoma edhe sot, shumë prej atyre zërave gjejnë konfirmimin në tregimet dhe dëshmitë të atij që asaj kohe ishte president. Si ato që flisnin për dhomat e zhveshjes së skuadrës që kutërbojnë era alkol, për shkak të jetës së çmendur të disa prej elementëvë të ekipit.

rea3

“Kam parë situata gjatë atij sezoni, por edhe në të tjerë, në të cilat disa futbollistë nuk mbërrijnë në kushtet më të mira për të bërë punën e tyre. Bëhej fjalë për dhoma zhveshje të copëtuar dhe brazilianë, mbi të gjithë Ronaldo e Robinho që mbërrijnë të dehur në Valdebebas për stërvitje”, ka treguar Predrag Mijatovic, sulmuesi serb i Real Madrid, i njohur jo vetëm në Spanjë por veçanërisht edhe në Itali për atë gol të shënuar në finalen e Champions League kundër Juventus në edicionin e vitit 1998, që në epokën e krizës së madrilenëve ishte në cilësinë e drejtorit sportive të Real Madrid. Gossip ky i konfirmuar nga serbi gjatë një interviste të dhënë për ‘El Larguero’, programa i stacionit radiofonik spanjoll Cadena Ser.

rea4

Dhe jo vetëm. Marrëdhëniet ishin të shkatërruara në të gjitha nivelet. Kështu, edhe presidenti i asaj kohe, Calderon e kapi me Guti, përballë një plateje me studentë të universitetit, duke e cilësuar spanjollin si një “zbulim 31-vjeçar”, për të vijuar më pas me sulmin ndaj skuadrës. “Ju student keni kulturë dhe formim, ata në mënyrë të theksuar nuk e kanë. Janë vanitozë, por kanë ego, të gjithë kanë ndjesinë e të qënit super figura. Një futbollist i Real Madrid nuk ka paguar kurrë, pavarësisht se ku shkon. Më pas mund t’ju them për çekuilibrat, përshembull, Iker Casillas përfiton nëntë milionë euro në vit, ndërsa Diego Lopez, rezervë përfiton vetëm 300 mijë euro”, theksoi ndër të tjera ish-presidenti i klubit madrilen, ndërkohë që përfundim nuk la pa përmendur as David Beckham.

rea5

Calderon e pat cilësuar Beckham si një futbollist mesatar, madje duke e konsideruar shitjen e tij te Galaxy si një transaksion të suksesshëm për një futbollist që nuk kërkohej nga asnjë klub tjetër dhe që kishte blerë një shtëpi në Los Angeles, që përpara zyrtarizimit të transferimit, duke nënkuptuar se marrëveshja ishte lidhur fshehurazi nga anglezi me amerikanët. Të gjitha këto deklarata të ish-presidentit Calderon ishin regjistruar nga një gazetar i infiltruar në atë sallë universitare e më pas u publikuan, duke detyruar ish-numrin 1 të klubit të bënte ndjesë publike, e madje të zhvillonte një takim përballë vetë futbollistëve që kishte cituar. Në atë takim, ishte pikërisht David Beckham ai që reagoi më ashpër ndaj Calderon, duke e konsideruar atë gënjeshtar dhe të padenjë.



Ju sugjerojmë

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Para
FotoGaleri/ Ja Vipat që e treguan në publik gjatë vitit që lamë pas

FotoGaleri/ Ja Vipat që e treguan në publik gjatë vitit që lamë pas

Renditja/ Ja 10 shtetet më paqësore në botë dhe pse janë zgjedhur të tillë

Renditja/ Ja 10 shtetet më paqësore në botë dhe pse janë zgjedhur të tillë

Napoli-Sampdoria 2-1/ Shënoi autogol, ja vlerësimi për Hysaj pas ndeshjes

Napoli-Sampdoria 2-1/ Shënoi autogol, ja vlerësimi për Hysaj pas ndeshjes
















TE FUNDIT

Rriten çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
15 Korrik, 2026

Më pak se një muaj pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, çmimet e karburanteve në tregun vendas kanë shënuar një...

Lexo më shumë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
15 Korrik, 2026

Zbulohen në fshatin Velë, 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 2...

Lexo më shumë

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
15 Korrik, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri irakian, Ali al-Zaidi, u takuan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku...

Lexo më shumë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
15 Korrik, 2026

Erisa Fero, ish-punonjësja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}