Kronikë

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, plagosen dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:08 - 19/08/20 |
Opi Nion

Një aksident ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit mbrëmjen e së mërkurës. Policia njofton se dy automjete janë përplasur dhe si pasojë janë plagosur dy pasagjerë, që ndodheshin në njërin prej automjeteve.

“Me datë 19.08.2020, rreth orës 20:20, në afërsi të Mbikalimit të Rinasit, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E.S me mjetin me drejtues shtetasin S.K. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjerë në mjetin me drejtues E.S., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas