Kronikë

Aksident në tunelin e Kalimashit, ka viktima dhe të plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:14 - 07/01/22 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në tunelin e Kalimashit. Nga përplasja e dy makinave, ka humbur jetën një person dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se ka humbur jetën Ediona Sala, banuese në Shkopet. Ajo ndodhej pasagjere në një nga automjetet që u përplasën.

Sipas informacioneve paraprake, në brendësi të tunelit u përplasën automjetet e drejtuara nga Gjin Malsi, banues në Shkopet dhe Mihrije Zeneli banuese në Kosovë.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona, veç dy shoferëve edhe Sandër Beka e Mariglen Gjoka, të cilët janë dërguar për të marrë kujdes shëndetësor. Dy ndodhen në spitalin e Kukësit dhe dy të tjerët janë nisur drejt Tiranës. / Opinion.al

Pas