Një aksident rrugor është regjistruar gjatë ditës së sotme në Tiranë. Në një njoftim policia bën me dije se një automjet ka përplasur një 4-vjeçare.
E mitura është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“U arrestua B. M., 47 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 4-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia.