Aktualitet

Aksident në Tiranë, autobusi përplas 39-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:46 - 29/09/22 |
Opi Nion

Një 39-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur ditën e sotme në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet I.M duke drejtuar mjetin tip autobus ka aksidentuar 39-vjeçarin me inicialet E.C që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi E. C. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas