Aktualitet

Ndërtohet skena si ndodhi ngjarja në Uzinën e Gramshit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:04 - 29/09/22 |
Opi Nion

Në bazë të dosjes së hetimeve dhe të dëshmive të banorëve të zonës është ndërtuar skema se si ka ndodhur incidenti i spiunazhit në uzinën e armëve në Gramash.

Sipas “News 24”,  rreth orës 17:25 minuta të datës 20 gusht dy shtetasit rusë Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeva ndodheshin në pjesën e pasme të uzinës mekanike të Gramshit, ndërsa ukrainasi Fedir Alpatov ishte në rrugë me automjetin tip “ Chevrolet”.

Sakaq dy rusët, të cilët gjejnë një pjesë të hapur të rrethimit të uzinës në pjesën e pasme të saj futen brenda.  Pak metra pasi ishte futur në territorin e uzinës, 33-vjeçarja ndalon ndërsa shoqëruesi i saj 24-vjeçar vijon rrugën i pashqetësuar, deri në momentin që zbulohet nga dy ushtarët roje.

Ata afrohen drejt tyre duke iu kërkuar të largoheshin nga territori i brendshëm i uzinës, por i riu rus ka kundërshtuar dhe është larguar  duke kapërcyer murin rrethues, ndërsa nga pas ndiqej nga njëri prej ushtarëve.

Ndërkohë, një qytetar që kishte parë ngjarjen tha se rusi ishte frikësuar nga arma që ushtari mbante në krah dhe më pas ishte larguar me vrap, ndërsa roja ishte vënë në ndjekje të tij.

“Roja ndiqte, ai ikte me vrap, u përplasën brenda territorit, ai ishte frikësuar nga automatiku që kishte në krah roja, u hodh nga muri dhe kaloi në disa ara private dhe doli në një rrugë kryesore mbi uzinë”, tha dëshmitari.

Ndërkohë, ushtari tjetër u vu në djekje të rusit i cili po largohej. Ai ka marrë automjetin dhe ka dalë në rrugën e sipërme të uzinës dhe i ka prerë rrugën 24-vjeçarit.

Ka qenë pikërisht ky moment kur rusi i sulmoi dy ushtarët me spari paralizues në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

Për t’u ardhur në ndihmë ushtarëve kanë ndërhyrë banorët e zonës, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes. Ushtarët së bashku me banorët bënë të mundur kapjen e të riut rus.

“Një nga këta rojet u tregua shumë djalë i shkathët se ai do kishte ikur, mori makinën dhe e ndoqi me makinë dhe i preu rrugën, se mos e kishte ndjekur me makinë nuk e kapte dot. Atje ku u kap ai kam shtëpinë e vëllezërve dhe më merr në telefon kunata dhe më thotë hajde se po vriten këtu para portës time”, u shpreh dëshmitari.

Sakaq, referuar rrëfimit të dëshmitarit okular, gjatë kohës që ndodhi përplasja me ushtarët, ukrainasi Fedir Alpatov priste me makinë rusen Svetlana Timofeva në rrugën poshtë uzinës, prej nga u larguan drejt Cërrikut, aty ku edhe u ndaluan nga forcat e policisë.

“Goca iku nga krahu kundërt, doli në rrugë kryesore dhe e mori makina. Fëmijët që e kishin fotografuar makinën i erdhën në ndihmë policisë dhe i thanë kjo është makina dhe i dhanë fotografinë policisë”, shtoi më tej dëshmitari.

Pas