Një person i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
Sipas informacioneve mësohet se një automjet me të cilin po udhëtonin dy persona ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulancat dhe forcat e policisë. Si pasojë e përplasjes së fortë shtetasi Ndue Gjokaj ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Personi tjetër që udhëtonte me të, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka mbetur i plagosur.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave e shkaqeve të aksidentit. /Opinion.al