Kronikë

Aksident në Shkodër, një viktimë dhe një i plagosur


               Publikuar në : 10:30 - 15/06/19 |
Al Do

Një person i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Sipas informacioneve mësohet se një automjet me të cilin po udhëtonin dy persona ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulancat dhe forcat e policisë. Si pasojë e përplasjes së fortë shtetasi Ndue Gjokaj ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Personi tjetër që udhëtonte me të, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka mbetur i plagosur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave e shkaqeve të aksidentit. /Opinion.al

Pas