Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Përrenjas- Qafë Thanë.
I plagosur është identifikuar Armand Misku, i cili është transportuar në spitalin e Librazhdit për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë , gjë e cila ka bërë që makina të dalë nga rruga.
Njoftimi
Në aksin rrugor Prrenjas- Qaf Thanë, shtetasi A.M., 28 vjeç, nga Librazhdi, duke drejtuar mjetin tip Volvo, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit u transportua në Spitalin e Librazhdit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./ Opinion.al E.Xh.