Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:45 tek “Kryqëzimi i Rrilës”, në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Policia njofton se një 17-vjeçare është përplasur nga një automjet që drejtohej nga shtetasi F.D. Ajo është transportuar për në spitalin e Lezhës, ku po merr mjekimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 07:45 , në autostradën Lezhë-Milot, tek “Kryqëzimi i Rriles”, automjeti me drejtues shtetasin F.D., ka përplasur shtetasen Xh.D.,17 vjeçe, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës.
Drejtuesi i automjetit shtetasi F.D.është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al