Kronikë

Aksident në rrugën e Rinasit, plagosen dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:15 - 01/06/20 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:17 në rrugën e Rinasit. Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë mbetur të plagosur dy të mitur.

Konkretisht, të lënduar kanë mbetur dy pasagjerë, një 15-vjeçar dhe një 13-vjeçar, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e mëtejshme të rrethanave të aksidentit./ Opinion.al

Pas