Aktualitet

Djali i 65-vjeçarit që abuzoi seksualisht me të miturën: Babai të dënohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:59 - 01/06/20 |
Opi Nion

Pak ditë më parë Shqipëria u trondit nga rasti i abuzimit seksual i 65-vjeçarit Abas Doku ndaj një 15-vjeçare, nxënëse në një shkollë në Babrru,  ku ai kishte qenë roje.

Lidhur më këtë ngjarje, ka folur djali i 65-vjeçarit, i cili ka dënuar aktin e babait të tij dhe shton se ai është përplasur fizikisht me të atin për këtë çështje.

Djali thotë se i ka kërkuar ai drejtorit të shkollës ta pushonte nga puna, ndërsa kërkon që drejtësia ta dënojë.

“E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur. Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme. Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë çështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti. Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim at”,- thotë ai.

Ngacmimet dhe përndjekjet e rojes së shkollës, Abaz Doku ndaj vajzës kanë nisur 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të. Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”.

Pas shantazheve e mitura është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjecarin në një banesë që ai kishte nën kujdes. Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka cuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjec. Aparatet celulare të 65 vjecarit dhe 20 vjeçarit janë sekuestruar nga policia në cilësine e provës materiale.

Fillimisht është bërë shoqërimi i 65 vjecarit e më pas është bërë dhe shoqerimi i 3 të dyshuarve. Ndërkohë, në përgjimet ambientale, rezulton se 65-vjeçari e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu edhe për 20-vjeçarin ka prova  të abuzimit me të miturën.

Ndërsa 2 minorenët e arrestuar 16 dhe 15 vjec kanë thënë se kanë njohje me vëllain e vajzës, e kanë shok dhe se nuk e kanë shantazhuar por vetëm i kanë thënë se kanë dijeni për videon e saj intime./ Opinion.al

Pas