Një aksident i rëndë është shënuar të shtunën në darkë në zonën e Lungomares në Vlorë.
Një makinë ka përplasur një motor, duke e nxjerrë jashtë rruge.
Drejtuesi i motorit është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.