Kronikë

Aksident në Levan-Tepelenë, plagosen 4 anëtarë të së njëjtës familje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:21 - 17/06/20 |
Opi Nion

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasoj i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Mësohet se të plagosurit janë të së njëjtës familje. Sipas të dhënave, drejtuesi i mjetit “Ford Fokus” ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar jashtë rrugës.

Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 22:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, automjeti tip “Ford Fokus” me drejtues shtetasin V.S., ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetaset M.S., Z.S., A.S. dhe E.S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Opinion.al

Pas