Kronikë

Aksident në Korçë, motori përplas të moshuarën


               Publikuar në : 18:39 - 07/09/19 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Korçës. Mësohet se aksidenti ka ndohur në në Bulevardin “Fan Noli”, ku një motor përplasi një 76-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

E moshuara është transportuat në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e motorit dhe po punon për zbardhjen e plota të rrethane të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 07.09.2019, në lagjen nr.7, shtetasi K.N, rreth 49 vjeç, duke drejtuar një motorçikletë tip “Dayang”, ka aksidentuar shtetasen N.L, rreth 76 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë), e cila u dërgua në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i motorçikletës, ndodhet i shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.

Pas