Kronikë

Aksident në Kodër-Kashar, makina del nga rruga, vdesin 3 pasagjerët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:04 - 05/03/21 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë ka është regjistruar në Kodër Kashar rreth orës 23:30 në kryeqytet.

Policia bën me dije se një automjet brenda të cilit udhëtonin 4 persona, ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e 3 prej tyre.

Viktimat janë identifikuar si shtetasit me iniciale L.S., I.S. dhe D.D.

Ndërsa drejtuesi i mjetit, 27-vjecari me iniciale Z.M. ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore..

“Në Kodër-Kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”,njofton policia.

Ndërkohë, vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Opinion.al

Pas