Kronikë

Aksident në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar, shpëton vajza e tij 1-vjeçare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:06 - 14/10/22 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 23-vjeçari shqiptar në Itali.

Mediat italiane, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Nuvolerë, ndërsa viktima është identifikuar si Edi Berisha.

Raportohet se Berisha po drejtonte një automjet tip Renault dhe së bashku me të ishte dhe vajza e tij 1-vjeçare, e cila për fat të mirë i ka shpëtuar aksidentit. Ajo menjëherë u dërgua në spital ku dhe po merr ndihmë mjekësore.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se i riu shqiptar ka kaluar në korsinë e kundërt teksa po udhëtonte në drejtim të Salos. Në atë moment po vinte një kamion ku dhe janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur dhe shoferi i kamionit.

Siç ndodh gjithmonë në këto ngjarje, shkruajnë mediat italiane, do të hapet  një çështje hetimore për aksident me pasojë vrasje. Automjetet e përfshira në aksident janë sekuestruar, ndërsa trupi i 23-vjeçarit është ende në dispozicion të organeve të drejtësisë.

I riu më pak se një muaj më parë kishte mbushur 23 vjeç./Opinion.al

Pas